“Probleme që në takimin e parë”, ish-futbollisti i Cityt: Guardiola nisi të më bërtiste para skuadrës

26/04/2023 13:45

Ish-futbollisti i Manchester City, Samir Nasri nuk ka një kujtim të bukur nga bashkëpunimi i tij me trajnerin Pep Guardiola.

Francezi shprehet se spanjolli ishte një person shumë arrogant dhe se me të nuk pati një raport korrekt prej ditës së parë ndërsa shtoi se marrëdhënia mori një goditje në momentin kur Guardiola e akuzoi se ishte mbipeshë.

“Pati probleme me Guardiolën prej takimit të parë, ai më thirri në zyrë dhe më pyeti se në çfarë roli preferoja të luaja. I thashë se këtë e vendos trajneri dhe se duhej të më tregonte nëse besonte tek unë. Guardiola m’u përgjigj se besonte tek unë vetëm nëse do të isha mirë në aspektin psikologjik. Ditën tjetër mbyllëm stërvitjen dhe papritur Pep nis të më bërtasë me pretendimin se isha mbipeshë.

Iu ktheva se duhej të ulte tonet dhe se nuk mund të më bërtiste në atë formë. I thashë se nuk isha një fëmijë pasi përballë kishte një person 29-vjeçar.

Guardiola nuk kuptonte se sapo isha kthyer nga një periudhë e gjatë jashtë fushe për shkak dëmtimi, isha me pushime dhe kisha pasur disa probleme në jetën personale. Gjithsesi, në fund më kërkoi falje”, u shpreh Nasri, karriera e të cilit me Cityn përfundoi sapo ish-trajneri i Barcelonës zbarkoi në Etihad me ish-mesfushorin që zhvilloi vetëm një ndeshje nën urdhrat e spanjollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA