Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për posterin elektoral të kandidatit për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, ku ky i fundit shfaqet duke drejtuar gishtat e mesit.
Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër, u shpreh Sali Berisha në një deklaratë për mediat.
“Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë çdo formë diskreditimi. Ata që vjedhin qytetarët dhe mbrohen nga Edi Rama dhe drejtësia e tij, atë e kanë pak. Meritojnë çdo gjë tjetër. Çdo njeri duhet të marrë parasysh, një njeri ka imagjinatën e vet dhe shprehjen e vet. Po të isha unë, ku e di ç’mund të zgjidhja unë. Ajo më duket pak bile, të them të vërtetën.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin mediatik të atyre mafiozëve që flasin në emër të myftive, anonimë. Dënoj ndërhyrjen e George Soros dhe parave të tij në fushatë, sepse rrjeti i organizatave të Sorosit, pasi e sheh se Erion Veliaj po përfundon aty ku e meriton, po hiqet si i revoltuar. Erion Veliaj është i përfunduar. Përdorimi i parave të Sorosit nga këto organizata, nga ndërhyrja e tyre kriminale në fushatë elektorale, është e dënueshme”.
Më tej, Berisha përmend rastet kur kryeministri Edi Rama ka përdorur fajtor të papërshtatshëm në parlament.
“E tëra është një zhurmë e turpshme elektorale. Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë më shumë se aq”, shton Berisha.
Top Channel