Portieri spanjoll del hapur, publikon foto duke u puthur me të dashurin e tij

26/04/2023 13:48

Një portier spanjoll ka dalë hapur si homoseksual duke postuar një foto me të dashurin në Twitter.

Portieri i Marbella, Alberto Lejaragga  ka publikuar foto, ku shihet duke përqafuar dhe puthur partnerin e tij në buzë: Faleminderit shumë që je gjithmonë pranë meje, në momentet e mira dhe në momentet jo aq të mira. Faleminderit!

Përveç dy fotove me të dashurin e tij, i cili kishte veshur një fanellë të skuadrës Marbella me emrin e partnerit së tij, Alberto postoi gjithashtu foto të familjes së tij, duke festuar fitoren e ekipit të tij.

Fansat e përgëzuan për guximin dhe vendimin që të shfaqte hapur orientimin e tij seksual.

 “Një triumf i mrekullueshëm dhe shumë i merituar.

“Të dua që je ashtu siç je, i guximshëm, i ndershëm, i respektueshëm, inteligjent.

“Ju i meritoni të gjitha gjërat e mira që ka e ardhmja juaj dhe gjithmonë do të mbështeteni nga njerëzit që ju duan vërtet. Mijëra puthje”, ishin disa nga komentet e fansave të tij.

Faqja spanjolle sportive Relevo u shpreh për Alberton:  Një lojtar që puth të dashurin e tij. Një foto normale që të prek.

Alberto i lindur në Madrid, i cili sapo ka përfunduar sezonin e tij të dytë me Marbella dhe e përshkruan veten në Twitter si një inxhinier kompjuteri dhe futbollist.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA