“Ndryshimin e nisëm nga vetja”/ Alibeaj prezanton kandidatin në Këlcyrë: Përfaqësuesve tanë u kërkojmë llogari para se të ulen në karrige

26/04/2023 13:12

“Bashkia Këlcyrë do të gdhihet blu me kryetar Adriatik Spahiun”, tha kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në takimin elektoral në Këlcyrë, duke shprehur besimin se kandidati demokrat do të fitojë në zgjedhjet e 14 majit.

“Juve keni pasur mundësi ta takoni, t’ju shpjegojë ai se çfarë është në gjendje të bëjë në këtë bashki, për këtë komunitet. Do të keni mundësi jo vetëm ta votoni, por edhe ta kontrolloni, pas momentit që do të zgjidhet në krye të bashkisë, sepse kjo është temë e rëndësishme. Sepse ne të djathtët, sigurisht japim shpirtin për të shkuar për t’i dhënë besimin atij që do të jetë i pari i qytetit. Qytetari i parë, pushtetari, por sigurisht edhe do ta kontrollojmë. Nëse fjalët që thuhen tani, që ka thënë tani, që i ka thënë gjatë gjithë kësaj kohe, për shërbimet e munguara për investimet të cilat mungojnë, rrugët, kanalizmet, ujësjellësat, për gjithçka tjetër, të mos jenë vetëm retorikë. Fjalë që thuhen vetëm gjatë fushatës dhe nga momenti që zgjidhesh në krye të bashkisë pastaj, harrohen. Jo. Serioziteti e kërkon që fjala e dhënë edhe të mbahet”.

Sërish, Alibeaj foli për Sali Berishën, të cilin e akuzon se sulmoi Partinë Demokratike, me qëllim për ta dëmtuar. “Jemi ndodhur në një sulm brenda vetes”, u shpreh kryedemokrati para qytetarëve të Këlcyrës.

“Partia Demokratike është partia që në ADN-në e saj është pro amerikane, është pro perëndimore. Nëse nuk e ka këtë vlerësim, ajo nuk është më. Është thjesht dhe vetëm një kopje e keqe e partive të majta, partive sovjetike  që janë sot në Shqipëri. E pra, për shkak të kësaj arsyeje, Sali Berisha mori kazmën për t’ia vënë dërmën demokratëve. Në 8 janar një shfaqje e shëmtuar, duhet ta heqim nga mendja ne demokratët, duhet të bëjmë gjithçka për ta fashitur ato skena të shëmtuara. E vazhdoi në 6 mars, shkoi u fut nën sqetullën e Ilir Metës, duke ia bërë të pamundur Partisë Demokratike fitoren ën 6 mars. E vazhdoi në prill, për ta përçarë PD. E vazhdoi në tetorë, me procesin e primareve dhe neve i thamë, po more neve nuk duhemi me njëri-tjetrin, por po ua shtrimë dorën këtyre demokratëve , atyre demokratëve: hajde të dalim me një kandidat. Më të mirin, fituesin. Sepse e keqja më e madhe në këtë vend quhet Edi Rama. Askush nuk duhet të bëjë veprime për t’ia zgjatur ymrin Edi Ramës. Ishte njerëzore, ishte fisnike.

Alibeaj akuzoi dhe kandidatët e “Foltores”, të cilët u bashkuan në koalicion me Ilir Metën, për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

 “3 mars, pasi na zvarritën 1 vit e ca nëpër gjyqe, e na lodhën e na telikosën, 3 mars kur u sqarua gjithçka, i thashë: kandidatëve të Foltores, mos shkoni tek LSI-ja, mos shkoni tek partia e majtë, mos shkoni tek një pazarxhi politik si Ilir Meta. Hajdeni tek shtëpia juaj, hajdeni tek kjo sigël, sepse keni detyrime tek kjo sigël. Jeni bërë personazhe politike prej Partia Demokratike, ia keni detyrim. Po e gëlltis unë krenarinë, po e lë mënjanë se çfarë kemi bërë në një vit e gjysmë, por vetëm për të mirën e demokratëve hajde të dalim me një kandidat para së keqes së madhe që quhet Edi Rama. E refuzuan. Jo vetëm e refuzuan, por shkuan u bënë një me Ilir Metën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA