“Europa nuk është vetëm destinacioni ynë”, Spiropali takim me Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Kryesisë, do të niset drejt Britanisë, për të finalizuar marrëveshjen për akademinë e futbollit në Durrës.
Mësohet se marrëveshja do të bëhet me ekipin anglez Manchester City. Rama do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.
Terrenet sportive që do të vihen në dispozicion të Akademisë së Futbollit do jenë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Akademia e Manchester City është e ndërtuar në një hapësirë prej 80 hektarë dhe njihet si Etihad Campus.
Janë rreth 400 të rinj vajza dhe djem, të cilët stërviten në këtë akademi nga e cila zbulohen talentet të cilët më pas veshin fanelën e skuadrës së parë.
Arritja e një marrëveshje të tillë do të jetë e para e këtij lloji në Shqipëri me përfitime të drejtpërdrejta për të rinjtë e Durrës, një qytet me tradita në futboll.
Detajet e marrëveshjes së bashkëpunimit me këtë akademi prestigjoze botërore pritet ti tregojë kryeministri Edi Rama, i cili do të marrë me vete nga Anglia edhe disa fanella të firmosura të yjeve të Man Citit, për tija dhënë fituesve të konkursit të hapur në rrjetet e tij sociale.
Top Channel