Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Kryesisë, do të niset drejt Britanisë, për të finalizuar marrëveshjen për akademinë e futbollit në Durrës.

Mësohet se marrëveshja do të bëhet me ekipin anglez Manchester City. Rama do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.

Terrenet sportive që do të vihen në dispozicion të Akademisë së Futbollit do jenë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Akademia e Manchester City është e ndërtuar në një hapësirë prej 80 hektarë dhe njihet si Etihad Campus.

Janë rreth 400 të rinj vajza dhe djem, të cilët stërviten në këtë akademi nga e cila zbulohen talentet të cilët më pas veshin fanelën e skuadrës së parë.

Arritja e një marrëveshje të tillë do të jetë e para e këtij lloji në Shqipëri me përfitime të drejtpërdrejta për të rinjtë e Durrës, një qytet me tradita në futboll.

Detajet e marrëveshjes së bashkëpunimit me këtë akademi prestigjoze botërore pritet ti tregojë kryeministri Edi Rama, i cili do të marrë me vete nga Anglia edhe disa fanella të firmosura të yjeve të Man Citit, për tija dhënë fituesve të konkursit të hapur në rrjetet e tij sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA