Lista/ Kush humb finalen, nëse merr karton të verdhë në gjysmëfinalet e kthimit

26/04/2023 17:34

Sot dhe nesër do të luhen gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Italisë, ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të diskutojnë trofeun në finale e madhe të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Itali.

Në orën 21:00 Interi do të presë Juventusin, teksa dy skuadrat kanë shanse të barabarta për t’u kualifikuar, pas barazimit 1-1 në Torino, ndërsa Fiorentina ka hedhur një hap drejt finales, pasi ka mposhtur Cremonesen 0-2 në sfidën e parë dhe të enjten do të duhet të mbrojë këtë avantazh.

Ndërkohë, vlen të theksohet se plot 21 futbollistë janë në listën e atyre që rrezikojnë të mungojnë në finale, nëse marrin një karton të verdhë në gjysmëfinalet e kthimit.

Juventus dhe Fiorentina kanë nga tre futbollistë, teksa te Interi janë plot 7 dhe te Cremonese 8, me numrin që shkon në 9, nëse llogaritet edhe trajneri Ballardini.

Ja kush rrezikon të mungojë në finale, nëse merr karton të verdhë:
INTER: Brozovic, Correa, Dimarco, Gosens, Lautaro Martinez, Lukaku, Onana.

JUVENTUS: Danilo, Miretti, Perin.

FIORENTINA: Amrabat, Martinez Quarta.

CREMONESE: Ballardini (trajner), Dessers, Ferrari, Meite, Okereke, Quagliata, Sarr, Valeri, Vasquez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA