Një 22 vjeçar është arrestuar pasi i mori telefonin një vajze, ndërsa e përndiqte dhe e shantazhonte atë vazhdimisht.
22 vjeçarja ka bërë kallëzimin në polici për A. A., se i kishte marrë aparatin celular dhe e shantazhonte atë për motive të dobëta. Shërbimet e policisë e kanë kapur autorin në Tiranë.
Gjithashtu autori duke qarkulluar me automjet, ka përplasur dy automjete dhe një motomjet, me pasojë dëme materiale.
Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe automjeti i 22-vjeçarit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Tiranë/ I mori celularin një shtetaseje dhe e përndiqte atë, vihet në pranga 22-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 22 vjeçe, se një shtetas i kishte marrë aparatin celular dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Në vijim të veprimeve është kapur dhe arrestuar shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. A. i kishte marrë aparatin celular, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta. Gjithashtu, 22-vjeçari, duke qarkulluar me automjet, ka përplasur dy automjete dhe një motomjet, me pasojë dëme materiale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe automjeti i 22-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel