Fushata elektorale është futur në zonën e nxehtë dhe sulmet ndaj kundërshtarëve politik janë të tilla.
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike i kërkoi SPAK të hetojë tre politikanët, të cilët kanë dominuar skenën politike vitet e fundit.
“Këta të tre duke filluar nga Rama. Halli më i madh që kanë është, cili ministër po më shkon në burg ketë jave. I ka 2 ministra në burg, i ka dhe 2 deputetë në burg. Të njëjtin hall e ka dhe Sali Berisha. Të njëjtin hall e ka dhe Ilir Metaj. Po çfarë oferte është kjo për shqiptarët. Kush më shumë nga këta të tre frekuenton SPAK. Frekuenton drejtësinë. Kjo është çështje e drejtësisë. Të merret drejtësia një orë e më parë“- tha Alibeaj.
Enkelejd Alibeaj ka zbritur në bazë për të bindur demokratët që të votojnë vetëm siglën e PD, ndërsa në Tiranë flamurin e denoncimeve po e mban Roland Bejko.
“Në fakt Edi Rama është dhe kryeministër edhe kryetar bashkie kurse Veliaj është kukull e Ramës qe zbaton porosite e Ramës dhe detyrimet që ka Rama ndaj oligarkëve financiar.E kane kthyer Tiranen në një lavatriçe të parave te pista“- u shpreh Bejko.
Turin e tij në Tiranë, kandidati i Partisë Demokratike po e shfrytëzon për të prezantuar programin e tij. Sot ishte radha e bujqësisë, ku Bejko premtoi hapjen e 5 tregjeve te reja.
Top Channel