Një burrë është ekzekutuar me varje për trafikim kanabisi në Singapor, megjithë lutjet e familjarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.
46 vjeçari Tangaraju Suppiah, u ekzekutua mëngjesin e sotëm pasi u shpall fajtor për trafikim të 1 kg kanabis nga Malajzia fqinje.
Ironikisht sasia e substancës së ndaluar ishte trefishi i masës që parashikon dënim me vdekje në qytet-shtetin që njihet për ligjet e ashpra mbi narkotikët.
Suppiah nuk u kap personalisht me drogat por hetuesit gjurmuan numrat e celularëve dhe e identifikuan si personi përgjegjës për koordinimin dhe dërgimin e drogave.
Ai kishte mbrojtur pafajësinë e tij deri në fund dhe kritikët akuzojnë se u dënua me prova të dobëta, por pretendimet u mohuan nga autoritetet në Singapor.
Megjithë kritikat ndërkombëtare autoritetet në Singapor thonë se dënimi me vdekje është një mjet dekurajues ndaj trafikantëve të narkotikëve.
Megjithse vendi ruan dënime të ashpra për kanabis, fqinjët e tij si Tailanda kanë legalizuar kanabisin, ndërsa dhe Malajzia ka anuluar dënimin me vdekje për krime të rënda.
Por qeveria e Singaporit thotë se të dënuarve iu është bërë procesi plotë sipas ligjit dhe se dënimi me vdekje është i nevojshëm për të mbrojtur qytetarët.
Top Channel