Interi në finale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me shumë mundësi me Fiorentinën (skuadra vjollcë ka fituar 0-2 në ndeshjen e parë ndaj Cremoneses).
Skuadra zikaltër tregoi pjekuri në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Juventusit, duke fituar minimalisht me golin e Dimarcos që në fillim të pjesës së parë.
Në këtë derbi të Italisë, Interi u shfaq një ekip i pjekur dhe me ekluilibër në fushë, duke lënë shumë pak hapësira në prapavijë.
Rezultati, në fakt, mund të kishte qenë edhe më i thellë nëse Lautaro Martinez në pjesën e parë e Mkhitaryan në fraksionin e dytë do t’i kishin shfrytëzuar më mirë rastet që patën.
Goli dhe rastet
73′ – Tjetër mundësi për Interin në zhvillimet e një goditjeje standarde. Mkhitaryan godet fluturimthi, por është në lartësinë e detyrës Perin.
52′ – Interi shënon një tjetër gol me Dzekon, por anësori i “prish” festën boshnjakut.
15′ – Zhbllokohet shumë shpejt sfida në “San Siro”. Barella asiston bukur për Dimarcon, që me një prekje të lehtë mashtron portieri e Juves Perin, 1-0
3′ – Situatë e vështirë në portën e Juves, Lautaro dhe Dzeko nuk arrijnë ta shtyjnë topin drejt rrjetës
Formacionet:
INTER (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro. Trajner: Inzaghi.
JUVE (3-5-2): Perin; Bremer, Bonucci, Alex Sandro; De Sciglio, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Chiesa.
Trajner: Allegri.
Top Channel