Brazili këmbëngul për Carlo Ancelottin, dhe kërkon ta ketë në stolin e Selecaos pas një muaji, dëshirë që përbën një problem më vete, duke qenë se sezoni i Realit të Madridit mund të përfundojë në qershor, me finalen e Championsit të programuar për në datën 10.
Pero Ednaldo Rodriguez, president i Federatës Braziliane të Futbollit, ka të tjera ide. Duke bërë kujdes që të mos përmendte emrin e Carlo Ancelottit, duke folur për mediat braziliane përcaktoi dhe kohën e zgjedhjes së trajnerit që duhet të zëvendësojë Tite, me postin e mbetur vakant që nga fundi i Botërorit në Katar.
“Ideja jonë është që situata në lidhje me trajnerin e kombëtares, të jetë sqaruar brenda një muaji, brenda datës 25 maj, datë e fiksuar për publikimin listës së ardhshme të lojtarëve të grumbulluar”, u shpreh Rodriguez që më pas duke ju referuar Ancelottit deklaroi, “Vendimi nuk i përket vetëm presidentit, do të kalojmë te plani B vetëm kur ta dimë të sigurt se plani A nuk funksionoi”, dhe plani A të gjithë e dinë që është Ancelotti.
Në 25 maj Reali do të ketë luajtur finalen e Kupës së Mbretit dhe gjysmëfinalen e Championsit, por do ti duhet të luajë edhe dy javë të La Ligas si dhe finalen europiane nëse arrin të kualifikohet. Vlen të kujtohet se Ancelotti ka një kontratë me Los Blancos deri në 30 qershor të 2024, dhe ka përsëritur disa herë se synon ta respektojë.
Gjithsesi Ancelotti ka demonstruar se e pëlqen interesimin e Brazilit. Kjuo pasi Florentino Perez që nga ana e tij do të ndryshonte me qejf trajner dhe po kërkon alternativa për Ancelottin, e ndjek këtë cështje me interes.
Top Channel