Aristokratja kanadeze pranon vrasjen e kreut të policisë së Belize (fotot)

26/04/2023 18:21

Milionerja kanadeze Jasmine Hartin ka pranuar dje vrasjen me armë të kreut të policisë së ishullit të Karibeve, Belize.

34 vjecarja Hartin, ish-bashkëshorte e të birit të miliarderit britanik Lord Michael Ashcroft, u përlot kur pranoi aktin në gjykatën e Belizë të martën, shkruan rrjeti Telegraph .

Ajo përballej me akuza vrasjeje nga neglizhenca ndaj kreut të policisë vendase Henry Jemmott me një plumb në kokë, teksa dyshja po pinin bashkë në hotelin e Ashcroft në ishullin Ambergris Caye në maj 2021.

“Dua vetëm që familja e Henry të gjejë paqe dhe të lëmë prapa këtë gjë që të shërohemi,” tha Hartin jashtë gjykatës.

Aristokratja pranoi fajin në nisje të gjyqit, teksa seanca e ardhshme është caktuar më 31 maj, sipas rrjetit vendas  Channel 5 Belize.

Hartin thotë se natën e ngjarjes ata kishin marrë një pije së bashku dhe ecën në një mol bregdetar pasi “hëna ishte shumë e bukur.”

Gruaja thotë më tej se polici i dha ‘për të luajtur’ pistoletën e tij Glock 17 dhe teksa ajo praktikonte ta mbushte e ta zbrazte “papritur u shkrep.”

“Nuk mbaj mend të kem prekur këmbëzën prandaj nuk e di çfarë ka ndodhur, të them të drejtën,” tha Hartin në një intervistë të 2022.

“Unë nuk jam vrasëse, po më fusin në grackë, ky është një vend i vogël, të gjithë kanë frikë nga familja Ashcroft. Ata zotërojnë bankën, gazetat dhe ekonominë e vendit”, tha Hartin.

Gruaja thotë se nuk ishte e lidhur me kreun e policisë por i kishte kërkuar të shoqërohej me të pasi ai kishte qenë më herët për peshk.

Dhe gjykatësi Ricardo Sandcroft tha se precendeti kërkon një dënim për “vraje nga neglizhenca që mund të shoqërohet me liri me kusht.

Avokati i Hartin, Orson Elrington, kërkoi që familja e viktimës të mos detyrohej të kalonte “në stresin e procedurave gjyqësore”, shkruan e përditshmja Independent .

Ndërsa vitin e kaluar Hartin ka pretenduar se “policë të korruptuar” kishin tentuar ta vrisnin, duke maskuar aktin si një tentativë arratisjeje nga burgu.

FOTO GALERI
3/7
Ajo përballej me akuza vrasjeje nga neglizhenca ndaj kreut të policisë vendase Henry Jemmott me një plumb në kokë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA