Arabët izraelitë demonstrojnë për kthimin e palestinezëve të dëbuar në 1948 nga veriu (fotot)

26/04/2023 19:44

“Ne nuk harrojmë” thotë një grua e moshuar izraelito-palestineze në demonstrimin në veri të Kibbutz të qytetit izraelit Megido – që më parë njihej si fshati palestinez Lajjun.

Banorët protestojnë duke kërkuar kthimin e palestinezëve në tokat e tyre, pas dëbimit në luftën e vitit 1948 gjatë krijimit të shtetit të Izraelit.

“Ne e kemi vendin këtu, toka e Lajun do të na kthehet”, shton protestuesja, në eventin simbolik ne kohen kur Izraeli shënon 75-vjetorin e krijimit të tij.

Disa që promovohet me entuziazëm nga Tel Avivi vjen mes krizës politike dhe protestave anti-qeveritare kundër qeverisë së kryeministrit radikal Netaniahu.

Demonstruesja Ramzia Mohammad Mohamid, tha e kërkon kthimin e tokave të të parëve të saj: “U mallëngjeva kur pashë këtë manifestim sot. Sigurish që më vjen keq që vendi është marrë nga unë dhe të parët e mi, por u lumturova kur pashë të gjithë këta njerëz që dine te falin dhe që kanë ardhur këtu”.

“Por ne nuk harrojmë sepse ky është vendi ynë, nuk do të lodhemi derisa Lajun t’i rikthehet palestinezëve”, shtoi protestuesja, per rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/5
Banorët protestojnë duke kërkuar kthimin e palestinezëve në tokat e tyre, pas dëbimit në luftën e vitit 1948 gjatë krijimit të shtetit të Izraelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA