Një 21 vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar shtetas pakistanezë, kundrejt fitimit.
O. T., banues në fshatin Barbullush, Shkodër, u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i Hotit, Malësi e Madhe, teksa transportonte tre pakistanezë me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.
21 vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë: “PKK Hani i Hotit/ Goditet një tjetër rast i transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin. Transportonte shtetas pakistanezë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, nga kontrollet në terren për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, kanë evidentuar një tjetër rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, rast për të cilin u arrestua shtetasi O. T., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër. Ky shtetas u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i Hotit, Malësi e Madhe, teksa transportonte me automjet, 3 shtetas nga Pakistani, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.”
Top Channel