22/12 22:33
Arb Manaj shënoi një gol të bukur sot në kampionatin kroat, por që nuk i shërbeu skuadrës së tij të merrte pikë.
Slaven Belupo humbi 3-1 në transfertën kundër Sibenik. Ishte minuta e 73’ kur Manaj realizoi golin e vetëm të Belupos.
Sulmuesi dardan ishte futur në fushë vetëm gjashtë minuta më parë.
24-vjeçari nga Klina, mori një asist nga Arbër Hoxha, shqiptari tjetër i Belupos, dribloi portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.
Ky ishte goli i parë sezonal në HNL për Arb Manajn, i cili po luan sezonin e parë në elitën e futbollit kroat.
Top Channel