Rama: Nis funksionimi i Shërbimit të Kardiologjisë në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT
25/04/2023 08:30
Në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT ka nisur funksionimi i Shërbimit të Kardiologjisë.
Këtë lajm e ka dhënë kryeministri Rama i cili shprehet se është pajisur me aparaturat e teknologjisë së fundit dhe ka kushtet standarde optimale.
“Mire mëngjes dhe me Shërbimin e Kardiologjisë, me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, me kushte e standarde optimale, i cili ka nisur funksionimin në spitalin e ri ultramodern të sëmundjeve të brendshme në QSUT, mes befasisë së pacientëve dhe entuziazmit të ekipeve mjekësore, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Top Channel