Protesta në Turqi pas arrestimit të aktivistëve kurdë para zgjedhjeve (fotot)

25/04/2023 18:54

Protestues ishin mbledhur sot para selisë së Partisë së Gjelbër të Turqisë në qendrën juglindore Diarbakir, për të denoncuar arrestimin e të paktën 120 aktivistëve pro-kurdë në disa provinca lindore, tre javë para zgjedhjeve presidenciale.

Zgjedhjet që pritet të jenë të luftuara ashpër, mund të zgjasin qeverisjen e tashmë dy dekadave të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Policia tha se në një operacion “anti-terror” në 20 provinca pranw qendres kurde Diarbakir, ishin ndaluar të dyshuarit, mes të cilëve kishte gazetarë e avokatë.

Mediat vendase thonin se të ndaluarit dyshohen për financime ndaj Partisë Punëtore Kurde (PKK) ose për tërheqje të anëtarëve të rinj në grupin që është shpallur i jashtëligjshëm.

PKK është përshkruar si organizatë terroriste nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë, prej rezistencës së disa dekadave në kërkim të autonomisë në juglindje të Turqisë.

Mediat shtetërore thanë se mes të arrestuarve kishte organizatorë demonstratash që prej vitit 2017.

Grupi Gazetarët Pa Kufij thanë se mes të ndaluarve ishin 11 gazetarë që punonin për mediat pro-Kurde.

Bastisjet besohet se janë më të mëdhatë që prej operacioneve kur 108 aktivistë të dyshuar u arrestuan në vitin 2020.

Arrestimet para zgjedhjeve të 14 majit, pritet të shtojnë presionin ndaj Partisë së Gjelbër Turke, që konsiderohet si mbrojtëse e minoriteteve.

FOTO GALERI
1/5
Protestues ishin mbledhur sot para selisë së Partisë së Gjelbër të Turqisë në qendrën juglindore Diarbakir, për të denoncuar arrestimin e të paktën 120 aktivistëve pro-kurdë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA