Preu damarët në gjendje të dehur, dërgohet në spital 30-vjeçari
25/04/2023 22:18
Një 30-vjeçar ka prerë damarët në gjendje të dehur rreth orës 21:15 në rrugën “Robert Shvarc” në Tiranë.
Personi A. C. është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.04.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “Robert Shvarc”, është konstatuar i shtirë, shtetasi A. C., 30 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët. 30-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel