Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë
Ka luajtur 11 sezone si futbollist profesionist dhe ka fituar 10 kampionate kombëtare.
Mund të bëhen 11, nëse Bayerni konfirmohet si kampion i Gjermanisë pas një sezoni të trazuar, i cili po rrezikon serinë e pabesueshme të sukseseve të njëpasnjëshme të Kingsley Coman.
Sulmuesi francez i ditëlindjes 1996 ka fituar gjithmonë kampionatin që kur nisi karrierën e tij. Ishte viti 2012-2013 kur Coman festoi me Paris Saint-Germain titullin e tij të parë kampion, sukses që e përsëriti sezonin pasardhës.
Më pas erdhi transferimi në Torino dhe menjëherë pati sukses me Juventusit, duke fituar “Scudetton”, përpara se të kalonte në Bavari, ku ngriti 7 herë rresht “Meisterschale”.
Objektivi titull kurrë nuk ka qenë në rrezik si këtë sezon për Comanin. Kjo seri e bujshme mund të ndalet: Bayerni, me pesë ndeshje të mbetura në Bundesligë, është i dyti me një pikë pas Borussia e Dortmundit.
Top Channel