Ndalet nga traversa dhe i “hakërrehet” stolit të tij, CR7 “bllokohet” në Arabi

25/04/2023 10:18

Al-Nassr dhe Cristiano Ronaldo vuajnë zhgënjimin e radhës, këtë herë në “King Cup of Champions”.

Skuadra e luzitanit u eliminua në gjysmëfinale nga Al-Wehda pasi u mposht me shifrat 0-1 teksa mbrëmja rezultoi e vështirë për CR7. 38-vjeçari ishte autor i disa rasteve të humbura nga fare pranë portës kundërshtare ndërsa në një prej tyre ishte edhe i pafat pasi u ndal nga traversa.

Ndërkohë, në fundin ndeshjes kur skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Ronaldo nuk i mbajti nervat ndaj stafit të tij. Portugezi u kthye nga stoli i tij dhe kërkoi llogari, me siguri për ndonjë plan që nuk shkoi sipas parashikimeve.

Kujtojmë se Ronaldo nuk po kalon një periudhë të qetë në Arabi duke qenë se nuk gjen rrugën e rrjetës prej tre ndeshjesh, ndërsa nga ana tjetër është edhe në qendër të kritikave për gjest të shëmtuar ndaj tifozëve në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Al-Hilal./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA