Renaldo Torraj i dhuron fitoren Burnley-t U-21 në sfidën me Colchester United, që përfundoi me rezultatin 2-1 në Ligën e Zhvillimit Profesional.
Futbollisti i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje të lirë, e cila përfundoi në cepin e portës, ku nuk mund ta arrinte portieri kundërshtar.
Torraj u aktivizua në fillim të pjesës së dytë (57’). Rezultati ishte mbërthyer prej shumë minutash në shifrat 1-1 dhe kur të gjithë mendonin se sfida do të mbyllej pa fitues, erdhi magjia e 18-vjeçarit kuqezi.
Kujtojmë që Torraj është lindur në Londër dhe është formuar si futbollist në akademinë e Tottenhamit.
Në fund të vitit të kaluar iu bashkua Burnley-t, për t’u aktivizuar te skuadra e 21-vjeçarëve, edhe pse është vetëm 18 vjeç.
Torraj, që konsiderohet një lojtar mjaft premtues edhe të Shpresat e Shqipërisë, është aktivizuar në 4 ndeshje zyrtare me U-21.
Top Channel