Mungesa e karburantit ka bërë që mijëra kubanezë të presin në radhë për ditë të tëra për furnizimin e makinave me karburant.
Si pasojë e krizës që ka nisur prej muajit Mars, në rrugët e kryeqytetit Havana po qarkullojnë gjithnjë e më pak automjete. Kjo pasi pjesa më e madhe e mjeteve qëndrojnë të përkuara rreth pikave të karburanteve.
“Ky është ferr!” thotë Lázaro Díaz, një korrier kuban 59-vjeçar, që prej më shumë se 12 orësh u detyrua të pres në radhë me shpresën se do të kishte fat dhe do të arrinte të merrte karburant.
Pasojat e kësaj krize kanë qenë të drejtpërdrejta në jetën ekonomike dhe sociale të vendit. Nga njëra anë transporti publik që pothuajse nuk funksionon fare ka bërë që mijëra qytetarë të mos shkojnë dot në punë për shkak të largësisë. Ndërkohë nga ana tjetër, kompania e energjisë elektrike u ka kërkuar abonentëve që t’i nisin regjistrimet e matësve në sahat pasi punonjësit e saj nuk mund të mbërrijnë në destinacion pasi mungon karburanti për mjetet.
Dhe pse të mësuar më ketë situatë, kubanezët thonë se kjo krizë është më keqja në historinë e tyre. Ndërkohë vetë autoritetet nuk e kanë një përgjigje për këtë situatë ekonomike tejet të rëndë që ka përfshirë vendin.
Aktualisht Kuba konsumon “më pak se 400 tonë” karburant nga 500 deri në 600 që i nevojiten çdo ditë. Kjo pasi furnizuesi I saj kryesor që është Venezuela, i ka kufizuar dërgesat pasi Kuba nuk ka para.
Përballë kësaj situate, Kuba “ka marrë vendimin të mbyllë rubinetin” në mënyrë që të ketë karburant të mjaftueshëm për muajt e ardhshëm.
Top Channel