Ndeshja mes Twentes dhe Sparta Rotterdamit në kampionatin holandez u karakterizua me gola të shumtë, por nuk munguan as skandalet.

Përveç gjashtë golave që u shënuan në stadiumin “De Grolsch Veste”, në tribunë u pa flamuri i cili e cilëson Kosovën si pjesë të Serbisë.

Pavarësisht faktit që Holanda e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, politika vazhdon të jetë prezente në sport.

Në flamurin e shfaqur në tribuna nga tifozët e Twentes, shihet harta e Kosovës dhe brenda saj flamuri i Serbisë, ndërsa shkruhej “Kosova është Serbi”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel