Ish-komandanti i Grupit Wagner ‘i turpëruar’ pasi u deklarua fajtor për zënkën në një bar në Olso

25/04/2023 15:33

Ish-komandanti i grupit Wagner, Andrei Medvedev është deklaruar fajtor për përfshirjen në një përleshje jashtë një lokali në Oslo dhe mbajtjen e një pistolete në publik.

26-vjeçari, i cili aktualisht po kërkon azil në Norvegji, tha se ndjehej “shumë i turpëruar” për veprimet e tij pas përleshjes në shkurt dhe mbajtjes së një pistolete në publik në një rast të veçantë në mars.

Ai gjithashtu u deklarua fajtor për pengimin e një oficeri policie që të kryente detyrën. Medvedev u deklarua i pafajshëm për ushtrimin e dhunës ndaj një oficeri policie, akuza më e rëndë me të cilën përballet, për të cilën dënimi maksimal është tre vjet burg.

Duke u paraqitur sot në gjykatë ai tha se “nuk kishte ndërmend të dëmtonte oficerin e policisë”.

“Ai e kupton se ishte jashtë kontrollit atë mbrëmje dhe konsumoi shumë alkool dhe pati një përleshje me njerëz jashtë lokalit,” tha avokati i Medvedev, duke shtuar se klienti i tij “nuk e pranon akuzën e përdorimit të dhunës ndaj një polici. Ky ishte një keqkuptim. Ai kurrë nuk e preku policin.” 

Medvedev vazhdoi të thoshte se ai kishte mbajtur armën për vetëmbrojtje, pasi kishte frikësohej për jetën pasi u sulmua verbalisht nga një kalimtar.

Çfarë ndodh nëse Medvedev dënohet?

Nëse dënohet, Medvedev nuk do të dëbohej domosdoshmërisht nga Norvegjia. Autoritetet e imigracionit thanë se mund të jepet një leje qëndrimi e përkohshme, edhe kur një azilkërkues dënohet për një krim të dhunshëm.

Medvedev është luftëtari i parë i njohur i Wagner që ka ikur jashtë vendit.

Që atëherë ai ka folur për përvojat e tij në luftë dhe në shkurt ka kërkuar falje për luftimet në Ukrainë.

Ai vazhdon të flasë me shërbimin e policisë kriminale të Norvegjisë përgjegjës për hetimin e krimeve të luftës, për kohën e tij me Grupin Wagner në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA