India rrëzon nga froni Kinën, OKB: Javën tjetër bëhet vendi më i populluar në botë 

25/04/2023 22:37

India do të kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë në javën e ardhshme, duke prekur kështu pothuajse 1.43 miliardë njerëz, thanë Kombet e Bashkuara të hënën.

Raporti vjetor i OKB-së për gjendjen e popullsisë botërore, që u publikua pak ditë më parë, specifikonte se momenti historik do të vinte nga mesi i vitit 2023. Por ky fenomen, duket se do të ndodh më shpejt nga sa ishte parashikuar.

I konsideruar si vendi më i populluar në botë që nga rënia e Perandorisë Romake në shekullin e 5-të të erës sonë, Kina pritet të shkojë në rreth një miliard njerëz deri në fund të këtij shekulli, sipas parashikimeve të OKB-së.

Të dhënat e Kinës nuk përfshijnë Tajvanin dhe Hong Kongun. Ndërkohë, popullsia e Indisë “është praktikisht e sigurt” se do të vazhdojë të rritet në dekadat e ardhshme.

Projeksioni mesatar i OKB-së e sheh Indinë të arrijë 1.5 miliardë deri në mesin e shekullit – megjithëse zyrtarët theksuan se mund të jetë shumë më i ulët ose më i lartë.

Rënia e popullsisë së Kinës ka ardhur si rrjedhojë e ligjit të rrept që u rrëzua në vititn 2016, që theksonte se çdo çift i martuar duhet të bënte vetëm një fëmije.

Por krahas këtij faktori, rritja më e ngadaltë për numrin e popullsisë i atribuohet rritjes së kostos së jetesës dhe numrit në rritje të grave kineze që janë të fokusuara tek karriera.

Vitin e kaluar, shkalla e lindshmërisë në Kinë ra në një nga nivelet më të ulëta në botë me 1.2 lindje për grua.

Për Indinë, së cilës i është dashur shumë më tepër kohë se Kina për të mbajtur nën kontroll rritjen e popullsisë, shkalla e fertilitetit ishte 2.0 lindje për grua, pak më poshtë nivelit të zëvendësimit 2.1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA