22/12 22:33
Real Madrid u mposht 4-2 në transfertë përballë Gironas, përballje ku shkëlqeu Taty Castellanos me “poker” golash.
Sulmuesi argjentinas shijoi një mbrëmje të paharrueshme, duke ndëshkuar plot katër herë kampionët në fuqi të Spanjës dhe Europës.24-vjeçari u kthye në lojtarin e parë të shekullit 21 që i shënon katër gola Realit gjatë një ndeshjeje të La Liga-s.
Ndërkohë, sfida tjetër: Cadiz-Osasuna përfundoi me fitoren 0-1 të skuadrës udhëtuese falë golit të Ruben Garcia.
GIRONA-REAL MADRID 4-2 (Castellanos 12′, 24′, 46′, 62′ / Vinicius Junior 34′, Lucas 85′)
Top Channel