Belind Këlliçi poster me gishtat e mesit, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza: Thirrje për heqjen menjëherë të tyre

25/04/2023 18:46

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza bëri thirrje për heqjen menjëherë të postërave të kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi poster me gishtat e mesit.

“Hapësirat publike janë të të gjithëve, por askush nuk mund t’i keqpërdorë ato duke fyer qytetarët.

Imazhet e afishuara në qytetin e Tiranës nga kandidati i “Bashkë Fitojmë” në kuadër të zgjedhjeve lokale janë fyese dhe denigrojnë dinjitetin e fëmijëve dhe kujtdo tjetër që mund të preket drejtpërdrejt nga gjestet e shfaqura. Cilido ka të drejtën të bëjë fushatë elektorale, por pa shkelur etikën duke zgjedhur të prodhojë dhe afishojë imazhe të cilat janë në shkelje të ligjit 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. Bëjmë thirrje për heqjen menjëherë të posterave që promovojnë përdorimin e fyerjes dhe mungesës së respektit e konsideratës|, shkruan Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA