BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet
Një grua nga SHBA është arrestuar dje teksa mbërriti në Australi pasi tentonte të trafikonte një pistoletë të larë me flori 24-karat, njoftonin doganat vendase.
28 vjeçarja që nuk është emëruar publikisht, u ndalua nga oficerët e zbuluan armën e padeklaruar në bagazhin e saj në aeroportin e Sydney, teksa vinte nga Los Angeles më 23 prill.
Me sa duket arma ishte e paregjistruar dhe gruaja nuk zotëronte leje armëmbajtjeje.
Zyrtarët thanë se një shkelje e tillë mund të dënohet deri në 10 burg në Australi.
Komandanti Justin Bathurst tha se agjentët arritën të pikasnin armën nga një kombinim i eksperiencës së oficerëve dhe prej teknologjisë së sofistikuar të detektimit të bagazheve.
Udhëtarja u ndalua dhe doli në gjykatën lokale të hënën ku iu akordua liria me kusht. Zyrtarët thanë se e reja mund të pësojë anulim të vizës apo dëbim nga Australia në varësi të procedurave.
Top Channel