Pas barazimit në ndeshjen e parë, që shkaktoi shumë polemika brenda dhe jashtë saj, Inter-Juventus përballen në ndeshjet e kthimit që do të përcaktojë se cila skuadër do të shkojë në finale e Kupës.
Në prag të gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndaj Interit, trajneri juventin, Massimiliano Allegri, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Inter-Juve është një ndeshje ku adrenalina dhe emocioni është i lartë, është më e bukur këtë herë sepse bëhet fjalë për finalen e Kupës.
A e keni vendosur 11-shen që do të hidhni në fushë?
Në mbrojtje nuk kam vendosur akoma, në portë do të jetë Perin, Vlahoviç ka përdredhur kaviljen dhe vështirë se mund të rikuperohet, gjithashtu dhe Moise Kean nuk do të jetë pjesë e sfidës.
Po Paul Pogba a do të jetë titullar?
Pogba po ndihet mirë dhe po rikthehet me hapa të ngadaltë, por të qëndrueshëm, besoj se mund të luajë një pjesë të lojës.
Në sulm a keni menduar se kush do të startojë?
Nesër, në mëngjes, do të vendosë se cila do të jetë 11-shja e finale mund të jetë Chiesa me Di Marian ose dhe Milik.
Çfarë prisni nga Di Maria nesër?
Pres atë që ka bërë deri më tani. Nuk i duhen 90 minuta për të vendosur, i mjafton edhe gjysmë ore dhe e dëshmoi natën tjetër.
Top Channel