Të ftuarit e radhës në podcast-in e kryeministrit Rama janë mjekët e QSUT-së, të cilët morën pjesë për operacionin e kreut të qeverisë nga apendiciti.
Rama ka publikuar spotin e radhës të “Flasim”, ku vec ndërhyrjes kirurgjikale të kryeministrit, ekipi mjekësor ndalet edhe te sfidat e sistemit shëndetësor.
Mjeku kirurg Arben Beqiri tha se fakti që kryeministri Edi Rama zgjodhi që të operohej në sistemin public është shenjë emancipimi.
Rama: Jam këtu së bashku me 5 burra që më hynë në trup. Për një person të vetëm, privilegj për pozicionin që unë kam apo është një praktikë që është e ngjashme edhe për njerëzit e zakonshëm?
Arben Beqiri: Sëmundjet janë të ndryshme, por pacientët janë njësoj.
Rama: Para se të largoheshit erdhët të shtrati dhe më dhatë dorën e më thatë ne kemi operuar shumë, ministra, zv.ministra, por fatkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private.
Arben Beqiri: Fakti që ju zgjodhët sistemin publik shqiptar, ndër të tjera zgjodhët kirurgë që përfaqësonin një forcë tjetër politike, tregon se në fakt kjo është një formë e emancipimit ose rritjes së besimit.
Rama: Isha shtrirë kur prof. Gjata erdhi dhe tha kemi me vete edhe një ish-ministër shëndetësie.
Top Channel