Zyrtarët e BE nxisin Francën të dëbojë ambasadorin kinez pas komenteve të ‘sovranitetit’ (fotot)

24/04/2023 17:00

Javën e kaluar Lu Shaye hodhi dyshime mbi sovranitetin e disa republikave ish-sovjetike, duke marrë kritika të ashpra.

Dhjetra zyrtarë përfaqësues të vendeve të BE kanë bërë thirrje që Franca të dëbojë ambasadorin kinez Lu Shaye që hidhte dyshime mbi sovranitetin e republikave ish-sovjetike ne BE.

Në një letër të hapur për ministren e jashtë franceze Catherine Colonna të publikuar nga e përditshmja Le Monde listoheshin të paktën 80 deputetë si nënshkrues të kërkesës.

Ata nxisnin Parisin të “shpallte ambasadorin Lu Shaye ‘persona non grata’ si reagim ndaj sjelljes së tij të papranueshme”.

Lu është i ri ndaj kritikave të këtij lloji pasi edhe më parë është dënuar për insistim në politikat agresive diplomatike të Kinës,

Komentet e Lu “shkelin ligjin ndërkombëtar” dhe përbëjnë “kërcënim të sigurisë së vendeve partnere të Francës”, insistonin autorët.

Ata akuzonin diplomatin kinez për komente pa takt dhe citonin dhe raste të mëparshme siç ishte ai kur tha se banorët e Taivanit duhet të “re-edukohen” pasi Kina të marrë kontrollin e ishullit.

Në fundjavë vende si Letonia, Estonia e Lituania bënë protestën e përbashkët pas komenteve të Lu në një televizion francez. Tre vendet balltike thirrën e ambasadorët e tyre  kinezë për t’i kërkuar shpjegime.”

Ministria e jashtme franceze tha në një reagim se solidarizohet me aleatët e saj në NATO dhe i bëri thirrje të qartësojë pozitën e saj mbi çështjen.

Krye diplomati i BE Josep Borrell, gjithashtu i quante komentet “të papranueshme.”

Në intervistën e kontestuar të mbasadorit Lu u pretendua se “vendet e ish-Bashkimit Sovjetik nuk kanë një status të vërtetë sovran sipas ligjit ndërkombëtar, pasi nuk ka një marrëveshje ndërkombëtare për statusin e tyre sovran”.

Ai shtonte gjithashtu opinionin se Krimea ka qenë fillimisht ruse dhe iu dhurua Ukrainës nga ish-lideri sovjetik Nikita Khrushov në vitet 1950-të .

FOTO GALERI
2/3
Ata nxisnin Parisin të “shpallte ambasadorin Lu Shaye ‘persona non grata’ si reagim ndaj sjelljes së tij të papranueshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA