Trafikantët dalin në bregun e rezortit spanjoll me barkat e shpejtësisë, pas ndjekjes nga policia në det (video-foto)

24/04/2023 16:22

Pamje të pabesueshme janë regjistruar së fundmi nga policia spanjolle ku trafikantët shiheshin që braktisin barkat e tyre duke vrapuar mes turistëve të habitur të rezortit, pak para se policia të sekuestronte rreth 1,200 kilogramë kanabis.

Garda Civile spanjolle shpërndante video e gomones së trafikantëve që i afrohet me shpejtësi bregut nga drejtimi i Afrikes Veriore.

Mëngjesin e ndjekjes barka ishte pikasur teksa mbushej nga dy automjete në Cala Sa Nu me ngarkesa hashashi dhe 68 fuçi karburanti, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Të dyshuarit nxorrën në breg barkën e tyre pas ndjekjes dramatike, teksa turistët me rroba banje ishin duke u relaksuar në rezortin e Mallorca.

Zyrtarët thanë se kishin gjurmuar barkën me drogat në bord, gjatë inspektimeve të mëngjesit, ndërsa thanë se kishin njoftuar që agjentë policie t’i prisnin ata në tokë për t’i arrestuar.

Gjithashtu një helikopter mbeshteste  barkën e autoriteteve, para se të sekuestroheshin 31 ngarkesa me kanabis që peshonin rreth 1,200 kilogramë, dhe të arrestonin tre persona.

Në deklaratë autoritetet thonin: ‘Është interceptuar një narcolancha [barkë e shpejtë për trafik drogash] që vinte drejt brigjeve të Mallorca nga Afrika e veriut.’

Përdorimi i barkave të shpejtësisë nga trafikantët është kthyer në një problem për autoriteteve spanjolle, të cilët gjithashtu kanë sekuestruar nëndetëse artizanale që ndërtohen nga trafikantët.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA