Spanja zhvarros eshtrat e themeluesit të partisë fashiste (fotot)

24/04/2023 15:31

Ekspertët po zhvarrosnin sot mbetjet e ish-kreut të partisë fashiste spanjolle ‘Falanga’, nga bazilika madhështore ku qëndronte më parë dhe trupi i diktatorit Francisco Franco, para se ato të vendosen në një varrezë të profilit më të ulët.

Operacioni vjen gjashtë muaj pasi Spanja kaloi ligjin kundër trashëgimisë së luftës civile të viteve 1936-39 dhe dekadat e diktaturës që e pasuan atë.

Jose Antonio Primo de Rivera themeloi partinë fashiste Falanga në vitin 1933, që u kthye në pas në një nga shtyllat e regjimit diktatorial të Francisco Franco, së bashku me ushtrinë dhe kishën spanjolle.

Pas ekzekutimit në 1936 për komplot ndaj qeverisë së zgjedhur republikane, Primo de Rivera u varos në bazilikën e Madridit në 1959.

Sipas ligjit të ri asnjë figurë e lidhur me gushtin ushtarak të vitit 1936 nuk mund të varroset në vendet e njohura publike që inkurajojnë akte homazhi apo adhurimi.

Edhe diktatori kur vdiq në 1975, u varros aty pranë Primo de Rivera, dhe vendi ishte kthyer në magnet për nostalgjikët e epokës së Fanco-s.

Bazilika e cila ka në majë një kryq guri 150-metra të gjatë, strehon rreth 30,000 të rënë nga të dyja palët e luftës civile.

Ligji i kujtimeve demokratike i miratuar në fund të 2022, kërkon nxitjen e gjetjes së viktimave të humbura të luftës, por ka pasur reagime të përziera pasi të djathtët thonë se ndryshon të kaluarën dhe nxit urrejtje.

Lëvizja vjen teksa Spanja përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të 28 majit, për të cilat sondazhet thonë se do të jenë shumë të ngushta.

FOTO GALERI
3/3
Jose Antonio Primo de Rivera themeloi partinë fashiste Falanga

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA