Sarandë/ Transportonte 10 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht, në pranga 34-vjeçari nga Kosova

24/04/2023 12:05

Një 34-vjeçar me iniciale B. S nga Kosova është vënë në pranga, pasi u kap duke transportuar 10 emigrantë me automjetin e tij në aksin Xarrë-Sarandë.

Ai po transportonte 10 emigrantët kundrejt fitimit, me 1 automjet tip “BMW”, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Automjeti i përdorur nga ky shtetas për këtë veprimtari kriminale, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA