Eco Parkut në Porto Romano Durrës, falë fushatës së gjelbër të socialistëve i janë shtuar edhe disa pemë të tjera.
“Kemi bërë të mundur që të kemi të kemi një park prej 15 hektarësh, me shumë pemë, me shumë fusha disiplinore, me korsi biçikletash, pista vrapi”, u shpreh Emiriana Sako.
Kryesocialisti Edi Rama e quajti situatën e shkuar të landfillit si një plagë e madhe e qytetit të Durrësit,
“Sot është realitet 100% ndryshe, i transformuar nga një hapësirë ku kishte vetëm plehra dhe kafshë që vinin rrotull mes tymit në një hapësirë e cila së shpejti do të gjallërohet nga gjithë ata të rinj e të reja që kanë dëshirë të aktivizohen në sport por edhe nga familje në ditët e pushimit apo orët e pasdites që do të duan të kalojnë në një mjedis mes gjelbërimit”, u shpreh Rama.
Të rinjve durrsak Edi Rama u dha këtë lajm.
“Jemi duke u negociuar dhe shumë afër një marrëveshjeje të re për të sjellë këtu në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit, një prej skuadrave të rëndësishme të botës. Kur ta dëgjoni emrin, do thoni ou”, tha Rama.
Edi Rama foli edhe për Igli Carën kandidatin e koalicionit Berisha-Meta.
“Ai çuni i mirë, nuk është i mirë që vë emrin, reputacionin e traditën e emrit të vetë, zorrës qorre. Berisha dhe Meta janë zorrë qorre të Shqipërisë. Sesi mund të jesh ende me non gratën unë se kuptoj. Në fletë votimi është Like Floriri, nuk është ‘Baca’”, u shpreh Rama.
Top Channel