Rama publikon projektin për transformimin e Shkodrës: Vihet në jetë vetëm nëse i hapet rrugë ndryshimit

24/04/2023 08:57

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga projekti strategjik për transformimin e Shkodrës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se projekti përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh, që do të përfshijë portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu.

Duke u bërë thirrje shkodranëve që më 14 maj të votojnë për Partinë Socialiste, Rama thotë se transformimi i Shkodrës do të vihet në jetë vetëm nëse i hapet rruga e ndryshimit. Ky mesazh i Ramës, vjen vetëm një ditë pasi deklaroi se nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi mes qeverisë dhe kryebashkiakëve të non gratës që do të zgjidhen në 14 maj.

“Ky është një nga projektet strategjike për transformimin e Shkodrës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të Qeverisë Shqiptare, që pret prej disa kohësh të shohë dritën e rrugës së zbatimit, nëse dhe sapo hapet rruga e ndryshimit Projekti – vepër e arkitektit spanjoll Jesus Hernandez, autori i “qilimit të gurtë” të sheshit të Shirokës që u vlerësua edhe me çmim ndërkombëtar – përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh; portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu që do të nxjerrë në pah për vizitorë e turistë historinë rrezatuese të Shkodrës në shekuj Ky projekt gjithashtu do të ketë impakt të lartë edhe në lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e trafikut në qytet, pasi parashikon zgjerimin e rrugës nga Harku i Bërdicës tek Ura e Bahçallëkut përfshirë dhe zgjerimin e urës në katër korsi. KY ËSHTË NJË NGA PROJEKTET TRANSFORMUESE PËR SHKODRËN, FATI I TË CILËVE ËSHTË I LIDHUR FORT ME VULLNETIN E KOMUNITETIT SHKODRAN MË 14 MAJ”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
38/57

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA