Deputeti Dashamir Shehi bëri një analizë të disa prej ish anëtarëve të Partisë Socialiste.
Sipas tij, nuk ka një garë brenda PS-së dhe se kandidat për kryear bashkie është kë preferon kryeministri Edi Rama.
“Gara është me opozitën, gjithmonë kjo logjika e politikës, vetëm nëse kanë logjikë tjetër,është tjetër punë, dhe unë besoj që ata kanë një logjikë tjetër, nuk kanë logjikën normale politike. Logjika e ktyre gara është kë ka qejf Ed Rama, mbaroji këtu fillon dhe mbaron gara brenda Partisë Socialiste. Sepse kanë 10 vjet që janë aty dhe unë nuk kam dëgjuar njërin njëherë kot, të kishte dalë ndonjë mistrec të paktën për inat që të ngrinte dorën kundër kryetarit të vet dhe të thonmte ndonjë llaf. Ja po të them, po ma gjete një ligj të parlamentit shqiptar që kanë votu dy deputetë kundër, që me thënë zoti kryeministër më duket se kjo punë nuk shkon kështu. Edhe kur ai ligj është kthyer pas gjashtë muajve e ka kthyer po ai. Ata të gjithë djem të mirë janë, edhe Leli, edhe ky, nuk kam asgjë kundër këtyre dhe uroj që të jenë me ndër mend se për Vlorën do të jenë, por që të pretendojnë këto që po bëjnë garë me vetveten, me suksesin e vet, me kto prrallat janë të kohës së komunizmit, nuk vlejnë për shoqëritë moderne. Të thonë ku kemi gabu, pse dështoi, punët e Shqipërisë po shkojnë keq, punët e bashkisë po shkojnë keq“, tha Shehi.
Top Channel