![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/trumpputin020825_sd-800x450.jpg)
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka vërejtur me shqetësim ecurinë e procesit zgjedhor në Elbasan.
Sipas KSHH, në disa Qendra Votimi nuk janë afishuar listat e zgjedhësve ndërsa në disa të tjera këto lista janë dëmtuar duke u bërë të palexueshme.
Teksa mbeten 20 ditë nga 14 Maji, KSHH vëren se votimi elektronik nuk është promovuar sa duhet, për të bërë të mundur informimin e qytetarëve. Sipas KSHH, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet të shtojë pajisjet informuese në një territor më të gjerë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se mangësitë e vërejtura në Elbasan mund të rekuperohen teksa ka ende kohë deri në datën e zgjedhjeve, në rast të kundërt këto mangësi mund të bëhen pengesë për shprehjen e lirë e të drejtë të vullnetit të zgjedhësve.
Top Channel