
18/02 23:01
Napoli arriti një fitore të madhe në Torino përballë Juventusit, sfidë që u shoqërua me shumë polemika. Gjithsesi, skuadra e Luciano Spallettit siguroi tri pikët falë golit të Raspadorit në minutat shtesë.
Napoli kryeson Serie A me 17 pikë më shumë se Lazio ndjekëse, ndërkohë që kanë mbetur për t’u luajtur edhe shtatë ndeshjesh.
Suksesi ka rritur entuziazmin te tifozeria e zjarrtë napolitane, që pret prej vitesh të shohë skuadrën e zemrës duke festuar titullin kampion.
Top Channel