Ligjbërësit në Florida kalojnë ligjin e dënimit me vdekje për pedofilët dhe abuzuesit e fëmijëve (fotot)

24/04/2023 21:51

Ligji mori dritën jeshile pasi guvernatori i Florida, Ron DeSantis mbështeti propozimin për të ndaluar krimet seksuale ndaj fëmijëve.

Propozimi dy-partiak kishte kaluar me shumicë dërmuese prej javës që shkoi në shtetin juglindor bregdetar amerikan.

Krye-demokratja vendore Lauren Book dhe senatori republikan Jonathan Martin mbështetën ligjin duke thënë se ata që dhunojnë fëmijët kanë gjasa të bëhen përsëritës, prandaj meritojnë dënimin maksimal, për të mos pasur mundësi abuzimi.

“Kur ke qenë një herë një predator dhe ke abuzuar me një fëmijë, ata do ta bëjnë përsëri,” tha Book për mediat vendase.

“Dhe më pas do të shkojnë të lëndojnë një fëmijë tjetër”, shtoi ajo.

“Sjellja e pedofilit konsiderohet shumë përsëritëse dhe e papërmbajtur”.

DeSantis i dha mbështetjen e tij ligjit në një intervistë radio me rrjetin WFLA ku tha:

“Ne po autorizojmë dënimin me vdekje për përdhunuesit e fëmijëve. Unë mendoj se këta njerëz janë shkelës serialë dhe asnjë fëmijë nuk është i sigurtë prej tyre. Dënimi me vdekje është i vetmi i përshtatshëm në situata të tilla”, tha ai.

FOTO GALERI
1/3
DeSantis i dha mbështetjen e tij ligjit në një intervistë radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA