Greqia çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 21 majit, më 22 prill me shpërndarjen e Parlamentit.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua me Presidenten Katerina Sakellaropoulou për të propozuar shpërbërjen dhe ajo e pranoi atë, sikurse e detyronte Kushtetuta e Greqisë. Nën ethet e garës elektorale, partitë politike nisën takimet për prezantimin e programeve të tyre politike.
Me sloganin “Kthehemi mbrapa ose ecim përpara”, Mitsotakis – i cili synon një mandat të dytë katërvjeçar – zgjodhi vendlindjen e tij në Hania të Kretës, për t’iu kërkuar mbështetësve të votojnë për të zbatuar programin e konservatorëve për një Greqi të barabartë dhe të fortë ekonomikisht.
Rastësia është se slogani është shumë i ngjashëm me atë të Partisë Socialiste në vendin tonë për zgjedhjet vendore. Më 14 prill, kryesocialisti Edi Rama ndezi motorët e fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit me sloganin ‘Kurrë më mbrapa, vetëm përpara’.
Top Channel