23/12 16:35
Derbi me Olympiacos Piraeus dhe AEK Athens u mbyll me rezultatin 1-3, sfidë e vlefshme për raundin e 31 të kampionatit kryesor të futbollit grek.
Pas kësaj humbjeje tifozët vendas kanë shkatërruar stolat e stadiumit “Georgios Karaiskakis” dhe “pushtuan” fushën.
Nga videot e bëra virale në rrjet tifozët Olympiacos shihen duke u përplasur me policinë në fushë, ndërsa i godasin me stola.
Pas këtij takimi Olympiacos qëndron në vend të tretë të renditjes me 63 pikë, teksa AEK fiton kreun me 72 pikë./ SuperSport
Top Channel