“Hirushja” e kampionatit gjerman vendos dy rekorde, gati për hapin final

24/04/2023 12:20

Bundesliga është në sprintin final, teksa kanë mbetur dhe 5 javë deri në fundin e kampionatit.

Bundesliga është në sprintin final, teksa kanë mbetur dhe 5 javë deri në fundin e kampionatit. Gara për titull, zona europiane dhe mbijetesa janë të hapura e gjasat janë që gjithçka të vendoset në javën e 34-të.

Surpriza e këtij edicioni mban emrin Union Berlin. Skuadra nga kryeqyteti për shumë javë ishte kryesuese e Bundesligës, ndërsa tani është forcë e tretë e kampionatit, duke pretenduar pjesëmarrjen në zonën Champions League sezonin e ardhshëm.

Union Berlin fitoi minimalisht dhe në ndeshjen e javës së 29-të me Borussia M’gladbach, duke regjistruar suksesin e 16-të këtë edicion. Në këtë mënyrë, kryeqyetasit barazojnë rekordin e tyre me 16 fitore, e kanë mundësinë që ta përmirësojnë këtë rekord në 5 ndeshjet që kanë mbetur.

Nga 55 pikët që kanë marrë 23 i kanë grumbulluar nga ndeshjet jashtë shtëpie, shifër që nuk e kishin arritur asnjëherë më parë në të shkuarën, duke regjistruar një tjetër rekord. Union ndodhet 5 pikë larg Dortmundit kryesues dhe 4 pikë larg Bayern, por një biletë për në grupet e Champions sezonin e ardhshëm do të ishte mjaftueshëm për ta finalizuar me sukses një edicion shumë të suksesshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA