Plani i Sali Berishës dhe Ilir Metës për të vendosur në fletën e votimit liderin historik të së djathtës, për të tërhequr përmes emrit të tij sa më shumë vota të djathta, dështoi.

Mes dy aleatëve, Kolegji Zgjedhor caktoi Ilir Metën, si kryetar të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Zero ndikim tek votuesit, lojërat që bën Edi Rama në panikun e humbjes së rëndë që e pret në 14 maj me cic-mice të tilla që turpërojnë Kolegjin Zgjedhor dhe çdo institucioni që pretendon se është i pavarur.  Nuk ka qytetar që nuk e kupton hallin e madh që ka gjetur Ramën, ai nuk ka kandidatë për ballë kandidatëve tanë. Të gjithë e dinë që në Tiranë kandidati i opozitës është Belind Këlliçi që e fton ne debat për orë të tëra kandidatin e Tiranës dhe  Rama e fsheh“, tha Meta.

Ilir Meta nuk e fsheh interesin e tij për betejën e Tiranës, dhe vëmendjen e veçantë që ka ndaj Belind Këlliçit, i cili premton se do nisë një spastrim të thellë në Bashki nëse merr besimin e qytetarëve.

Bashkia e Tiranës nuk do të ketë më vend as për patronazhistë dhe as për aktivistë, do të ketë vend për të rinj e të reja të Tiranës, të vijnë të punojnë për qytetin dhe nëpunësi i shtetit do duhet të jetë nëpunës i shtetit. Po 24 orë pas 14 majit unë do ta reformoj. Policia bashkiake do të jetë në shërbimin tuaj dhe t’i dridhet dora kur e kap stilolapsin dhe i vendos gjobë qytetarit. Ta mendojë mirë“, u shpreh Këlliçi.

Por, ndërsa  Ilir Meta është i shqetësuar për rezultatin e Tiranës, Sali Berisha po bën llogari për bastionet e socialistëve në jug të vendit, duke nisur një sulm frontal ndaj kandidatëve të  Edi Ramës.

Në jug konstatova se socialistët urrenin masivisht Rilindjen si një sekt hajnie. Në Sarandë, mafia e Durrësit, e cila po humbet, është vërsulur të pushtojë Sarandën, me të deleguarin personal të famëziut Alket Hyseni. Në Delvinë, kandidati i fitores, ka karshi tij, njeriu që e kishte vëllanë të dënuar për ngarkesa të mëdha kokaine në Itali, kushëriri i famëziut Ardi Veliu. Në Tepelenë, Tërmeti që e ka vendin në qeli. Konstatova se në Libohovë, deputetes Kumbaro nuk i thërriste kush Kumbaro, i thërrisnin Mirela Sherri. Misioni i tyre ishte plaçkitja e pasurive publike“, u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA