Berisha përmbyll turin elektoral në Jug me akuza ndaj socialistëve, mesazh Ramës: Ymer Baze nuk do e marrë kurrë ujin e Mezhgoranit

24/04/2023 12:56

Në përfundim të turit elektoral në të gjitha bashkitë e jugut, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Sarandë, Konispol, Delvinë, Libohovë, Derviçan, Dropull, kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku sulmon kandidatët socialist, duke i konsideruar ata si të korruptuar dhe lidhur me krimin.

Ndërsa kryebashkiakun në detyrë dhe njëherazi kandidatin e socialistëve për 14 Majin, Tërmet Peçi e konsideroi tmerrin e tepelenasve, Berisha nuk ka nguruar të thotë “dy fjalë” edhe për rivalët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Libohovë, Këlcyrë, Përmet.

I ndalur në Tepelenë, Berisha ngriti problematikën e mungesës së ujit.

Në Këlcyrë, kandidati i Ymer Bazes, di vetëm të vjedhë. Shkoni e shikoni tubat e ujësjellësit. 3 milionë euro taksa të shqiptarëve, ato çahen njëri pas tjetrit se janë tuba të vjetruar, të përdorur për dekada. Edhe ai me mision. Po cili është misioni? Fshatarët e Mezhgoranit t’u marrin ujin dhe të ndërtohet aty një fabrikë uji për Ymer Bazen”- tha Berisha, teksa në një mesazh drejtuar kreut të qeverisë shprehet:I them këtu Edi Ramës, Ymer Baze mund të lëpihet ty nga mëngjesi deri në darkë, le të të thurë lavde, vjersha, poezi, ç’të dojë, por ujin e Mezhgoranit nuk do ta marrë kurrë. Se më thanë që kanë filluar të të shpërndajnë edhe ryshfete.

Por ça do të thotë t’i marrësh ujin Mezhgoranit? Do të thotë që të largohet çdo banor nga ai fshat, të kalkulosh kushtet për shpopullim vetëm për t’u pasuruar Ymeri.

Ymerit shpërbleja në mënyra të tjera por ujin e Mezhgoranit  mos e prek, mos e prek se është krim”- tha Berisha.

Sipas Berishës, Rilindja është një “sekt hajnie” i urryer edhe nga vetë socialistët. Ndërsa akuzon kandidatin socialist të Përmetit për lidhje me mafien, ish-kryeministri konkludon se edhe Mirela Sherri e Libohovës e Elira Kokona dalin të lidhura me disa afera.

“Edhe kandidati socialist i Përmetit është në funksion të interesave subqeveritare, çka bën fjalë për atë lloj të mafies që mbron interesat qeveritare dhe vjen direkt pas qeverisë.

Kam bindjen se Edmond Komino do të mbrojë interesat e qytetarëve të Përmetit. Në Derviçan kemi një biznesmen të shkëlqyer, një bir të minoritetit grek me biznese në Athinë që është kthyer për të garuar për kryetar Bashkie në Derviçian. Njeri me kredenciale të larta, i respektuar nga i gjithë spektri politik përveç Rilindjes.

Në jug konstatova se socialistët urrenin masivisht Rilindjen si një sekt hajnie. Konstatova se Edi Rama kishte filluar terrorin, angazhuar policinë, policinë bashkiake për të terrorizuar qytetarët. Por nga ana tjetër, e sigurt është se kandidatët e primarëve do jenë kandidatët e fitores.

Libohova, ju e patë vetë, një pritje e zjarrtë, një revoltë e thellë. Se çfarë kishte bërë Edi Rama me ndrikull-Sherrin, kishin hequr kandidatin e tyre dhe kishin vu kushëririn e parë të kandidatit të primareve. Konstatova se në Libohovë, deputetes Kumbaro nuk i thërriste kush Kumbaro, i thërrisnin Mirela Sherri.

Kësaj deputete i del emri në shumë afera, jo vetëm në ministri me tendera, të cilat përbëjnë secili vepër të rënda penale, por mos harroni se Elira Kokona, sekretare e përgjithshme e saj për vite të tëra, mbronte si avokate, paditësit e shtetit, dhe ndante paratë në atë kohë me Mirela Sherrin dhe pastaj me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin.

Adil Xhelili, kandidati ynë, kishte një simpati të madhe në banorët e Libohovës, kishte një projekt të vërtetë për ndryshimin e Libohovës. Një situatë dramatike, por një vendosmëri e madhe për një kthesë historike.

Një vetëdije e plotë se Edi Rama përbën një rrezik. Regjimi i tij është shkatërrimtar për Shqipërinë dhe jugun. Por kudo konstatova se atë në fakt e konsideronin gjithashtu të përfunduar me aferën McGonigal.

Banorët kudo ishin të sigurt se shumë shpejt e pret fati i McGonigalit dhe nuk kishin ndërmend të besonin mashtrimet e tij”- tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA