Banorët indigjenë ngrejnë kamp në Brasilia teksa kërkojnë mbrojtje të tokave të tyre (fotot)

24/04/2023 19:02

Qindra përfaqësues të popujve indigjenë të Brazilit janë mbledhur në kampin Terra Livre në kryeqytet për të kërkuar shënimin dhe mbrojtjen e tokave të tyre, nga qeveria e presidentit Luiz Inacio Lula da Silva.

Popullsitë e vjetra rrezikohen nga industritë ilegale të minierave të floririt, të drurit dhe aktivitete të tjera shpyllëzimi.

“Ne në territorin indigjen Xingu jetojmë sikur të ishim në një ishull, me shkatërrimin kudo rreth nesh. Ky është mesazhi ynë për qeverinë, të mbrojnë mjedisin siç e mbrojmë ne indigjenët”, tha 36 vjeçari Kuikuro Mehinaku nga territori Alto Xingú.

“Sot me shpresë dhe me pritshmëri për mbrojtjen e territorit dhe drurëve tanë shpresojmë që qeveria të ofrojë projekte mbrojtjeje”.

“Presidenti i kaluar i vendosi popujt indigjenë kundër njëri-tjetrit, çka ishte negative për në. Shpresojmë që Lula, të ofrojë më shumë burime për ne”, tha Mehinaku.

Territoret e popujve indigjenë në Brazil përbëjnë rreth 13% të territorit, teksa kërcënimi kryesor është kërkimi ilegal i floririt.

Dëmet e shkaktuara nga minierat ilegale të floririt në territoret Yanomami në kufi me Venezuelën janë rritur me 46% në krahasim me një vit më parë.

Aktivisti Hekurari, tha se rreth 20,000 kërkues floriri operojnë në zonë çka ka shkaktuar kequshqyerje të rëndë për kafshët dhe fëmijët e komunitetit, prej helmeve në burimet ujore.”

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA