Në pamje të publikuara sot nga ‘Radio Free Europe’ tregohej instalimi një postblloku ushtarak azerbaixhanas korridorin e mbrojtur Lachin, pika e vetme tokësore e lidhjes mes Armenisë dhe rajonit të Nagorno-Karabak.
Lëvizja e papritur ilegale është një sinjal i rindezjes së tensioneve ushtarake mes dy vendeve për rajonin e kontestuar prej dekadash.
Armëpushimi i fundit pas konfliktit të vitit 2020 mes Azerbaixhanit e Armenisë, garanton kalim të sigurt në korridorin Lachin, i cili mbrohet nga forca paqeruajtëse ruse.
Azerbaixhani thotë se ka ngritur postbllokun të dielën për të “parandaluar transport ilegal njerëzish, armësh e municionesh”, por Moska tha se është një shqetësim serioz për tensionet Armeni-Azerbaixhan.
Armenia e Azerbaixhan kanë bërë dy luftëra për rajonin e Karabak.
Konflikti i fundit në 2020 la më shumë se 6,500 të vdekur dhe përfundoi me armëpushimin e ndërmjetësuar nga Rusia, kur Azerbaixhani fitoi territore të reja nga Armenia.
“Ne shpresim shqetësimin tonë për situatën që është përgjegjësi e trupave ruse paqeruajtëse në Nagorno-Karabak,” tha në një deklaratë minsitria ruse e mbrojtjes.
Deklarata theksonte “hapa të papranueshëm unilateralë” në shkelje të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Moska.
Armenia tha se ngritja e postbllokut është një shkelje e rëndë e armëpushimit.
Uashingtoni e Paris gjithashtu dënuan lëvizjen.
Top Channel