Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann gjatë fjalës së saj në forumin ekonomik të mbajtur në Tiranë tha se Shqipëria duhet të miratojë disa plane që të jenë në përputhje me tregun evropian.
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Tregu evropian është shumë konkurrues dhe ka rregulla komplekse që duhet të respektohen, është puna jonë që të përgatisim Shqipërinë për këtë treg konkurrues, natyrisht me procesin e analizimit të legjislacionit dhe të investojë tek kapitali njerërzor, arsimi, novacioni në mënyrë që të shfrytëzojë këto mundësi që vijnë nga tranzicioni që do të thotë investime afatgjata apo trajnime. Duhet bashkëpunimi i fortë, jeni ju që do ta bëni këtë gjë në fund. BE është donatori dhe investuesi më i madh në Shqipëri. Investuesit tregojnë qartë disa nga sfidat që ende mbeten, për shembull si do e trajtojmë informalitetin, ka ende shumë punë për të bërë. BE do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë, do të investojmë në mënyrë madhore, sipas këtij plani BE ka miratuar investime të rëndësishme. Së dyti do të vijojmë t’i japim Shqipërisë, ne mbulojmë shumë fusha por një pjesë e asistencës sonë përqendrohet në inkurajimin e aftësive në biznes. Kemi një numër të madh investitorësh që marrin pjesë në programe të kërkimit shkencor. Viti 2023 është quajtur viti evropian i aftësive edhe ky takim është i rëndësishëm, java jonë e Evropës së këtij viti merr titullin e aftësive, në maj qëndroni me ne sepse do të kemi shumë programe që janë të rëndësishme për ne.
Top Channel