Alibeaj, fushatë në Finiq/ Kritika për “Trekëndëshin e Bermudës”

24/04/2023 15:17

Politika dështoi që të miratojë para zgjedhjeve lokale ligjin e Lustracionit, që i mbyll derën individëve, të cilët në të shkuarën kanë pasur lidhje me ish-sigurimin e shtetit.

Kryetari  i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd  Alibeaj fajësoi për këtë Ramën, Berishën, Metën, për të cilët ka ricikluar një shprehje të vjetër të Lulzim Bashës.

Të hapen dosjet e komunizmit, të gjithë ata bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit të dalin e të dihen, e të mos marrin më edhe funksione politike dhe shtetërore. E pra, po ju them një gjë: partia demokratike e ka iniciuar këtë projektligj dhe është pikërisht Trekëndëshi i Bermudës që nuk e pranon. Sepse janë të lidhur pikërisht me metastaza me të shkuarën e vjetër. Ndaj ka vlerë që sot, që në këto zgjedhje të tregojmë se ka një alternativë tjetër, ndryshe”.

Jo vetëm për ligjin e  Lustracionit, tre kundërshtarët politikë, Alibeaj i bën përgjegjës edhe për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Sali Berisha dhe Ilir Meta hynë në politikë në 90-ën dhe janë ende në politikë. Por unë nuk di lider në Europë sot që të jenë ende. Kanë ikur kryeministra në Gjermani, Itali, Francë e kudo, kanë ikur nuk janë më në skenë politike. Vetëm këtu janë ende. Edi Rama ka në pushtet pa lëvizur fare, që në 1998-ën. 1998-2023 ka bërë pushim vetëm një vit e gjysmë. Iku nga Bashkia e Tiranës në 2011, erdhi në pushtet në 2013-ën. Gjithë pjesën tjetër ka qenë në pushtet”.

Kandidati i Partisë Demokratike ne Bashkinë e Finiqit  Leonidha Papa do të  do këtë  përballë jo vetëm rivalin socialist Romeo Çakuli,  por edhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Leonidha Kristo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA